ZBATIMI I PROGRAMIT
Në klasë

KOHËZGJATJA E PROGRAMIT
6 javë

NIVELI I KLASËS SË PROGRAMIT:
Arsimi Fillor,
Klasa e 3-të


“Qyteti Ynë” njeh nxënësit me qytetin si një vend ku njerëzit jetojnë, punojnë, luajnë dhe mësojnë. Ata bëhen të vetëdijshëm për rëndësinë e planifikimit qytetar për zhvillimin ekonomik të një qyteti. Nxënësit shqyrtojnë rolin e ndërtuesit dhe bëhen të vetëdijshëm për lidhjen e domosdoshme të ndërtuesit me atë të projektuesit të qytetit (urbanist). Ata eksplorojnë rolin e drejtuesit të një restauranti dhe punojnë në grup për të marrë vendime për funksionimin e tij. Përmes diskutimeve ata aftësohen të dallojnë ndryshimin ndërmjet konsumatorit dhe prodhuesit, shqyrtojnë qëllimin e një gazete si mjet komunikimi për njerëzit e një qyteti, mësojnë për rolin e gazetarit dhe krijojnë vetë tituj artikujsh dhe shkrime për një gazetë klase. Përmes një loje me role fëmijët realizojnë veprime të thjeshta financiare, duke u bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e bankave për jetën e një qytet. Nëpërmjet këtij moduli mësuesit orientohen si të punojnë me nxënësit rreth bizneseve te qytetit.

  • Banka, biznesi, vendimet e biznesit, fluksi rrethor i parave, qyteti, planifikuesi i qytetit, konsumatori, monedha, depozita, zhvillimi ekonomik, sipërmarrësi, mallrat, qeveria, të ardhurat, ndërvarësia, punët, bërja e pagesave, zgjedhjet e parave, prodhuesi, kursimi, kursimet, llogari kursimi, shërbime, shpenzime, taksa, transaksione, tërheqje.

  • Stuhi mendimesh, konceptualizimi, të menduarit kritik, vendimmarrja, zhvillimi i ideve, nxjerrja e përfundimeve, vlerësimi i llojeve të pagesave, ndjekja e udhëzimeve, dëgjimi, marrja e zgjedhjeve, bërja e vëzhgimeve, hartimi i informacionit, planifikimi i një biznesi, zgjidhja e problemeve, leximi, puna ekipore, komunikimi verbal, puna në grupe, shkrim.