ZBATIMI I PROGRAMIT
Në klasë ose passhkolle

KOHËZGJATJA E PROGRAMIT
36 javë

NIVELI I KLASËS SË PROGRAMIT:
Gjimnaz


Programi “Shoqëritë e nxënësve” përfshin në kurikulën e vet njohuri për biznesin, ekonominë, sipërmarrjen dhe zbatohet me nxënësit e shkollës së mesme. Programi fokusohet në brendinë e biznesit, duke theksuar dhe vënë në zbatim aftësitë matematikore, të leximit dhe të shkrimit. Përvoja me programin “Shoqëritë e nxënësve” të JA, përforcon kurikulën e nxënësve në klasë. Nxënësit inkurajohen të përdorin të menduarit krijues për të mësuar aftësitë e biznesit, të mbështesin qëndrimet pozitive, ndërkohë që zbulojnë botën e biznesit dhe ndërtojnë synimet për karrierën e tyre.

Nëpërmjet një larmie veprimtarish praktike dhe përdorimin e teknologjive të projektuara në mbështetje të modeleve të ndryshme të mësimit, nxënësit kuptojnë më të mirë marrëdhënien midis asaj çfarë ata mësojnë në shkollë dhe pjesëmarrjes së tyre të suksesshme në një ekonominë botërore.

  • Biznesi, zgjedhjet, konkurrenca, ndarja e punës, sipërmarrja, shpenzimet, kostot fikse, mallrat, nxitja, të ardhurat, likuidimi, menaxhimi, marketingu, procedura parlamentare, çmimi, produktiviteti, fitimi, prodhimi, kërkimi dhe zhvillimi, shërbimet, aksionet, kostot variabile .

  • Grumbullimi i produkteve, krijimi i konsensusit, të menduarit kritik, vlerësimi, plotësimi i formularëve, interpretimi i të dhënave, llogaritja e matematikës, negocimi, prezantimi i raporteve, zgjidhja e problemeve, të folurit publik, kërkimi, shitja, puna ekipore.


GEN-E ALBANIA | 2023

GEN-E ALBANIA | 2022


Shoqëritë e Nxënësve ndër vite