Junior Achievement of Albania është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për të plotësuar vendin vakant të mëposhtëm.
Titulli i Pozicionit: Koordinator Projekti (kohë e plotë)
Vendi i Punës: Tiranë
Lloji i Kontratës: Marrëveshje Punësimi
Formimi Akademik: Diplomë Master (MSc) e preferueshme, por jo e kufizuar në Shkencat Humane / Administrim Biznesi dhe/ose fusha të ngjashme.
Data e parashikuar e fillimit: 30 Maj 2025
Afati i aplikimit: 21 Prill 2025
Koordinator Projekti
Në Junior Achievement of Albania (JAA), ne besojmë në fuqinë e arsimit për të formuar gjeneratën e ardhshme të sipërmarrësve, vendimmarrësve financiarë dhe liderëve të së ardhmes në tregun e punës. Si një nga organizatat kryesore të shoqërisë civile në Shqipëri, mbështetur strategjikisht nga Albanian-American Development Foundation (AADF), ne punojmë me të rinj nga kopshti deri në nivelin universitar, duke i pajisur ata me njohuri thelbësore në sipërmarrje, edukim financiar dhe përgatitje për tregun e punës. Nëpërmjet programeve tona, fuqizojmë të rinjtë në të gjithë Shqipërinë që të marrin në dorë të ardhmen e tyre me besim dhe ambicie.
Junior Achievement of Albania është anëtar i Junior Achievement Worldwide, organizata më e madhe në botë e përkushtuar për t'u dhënë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten për të zotëruar suksesin e tyre ekonomik, për të planifikuar të ardhmen dhe për të bërë zgjedhje të zgjuara akademike dhe ekonomike.
PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT:
Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Menaxherit të Programit, Koordinatori i Projektit do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:
DETYRAT KRYESORE:
Koordinon, zbaton dhe mbikëqyr aktivitetet e projektit, duke siguruar përputhjen me misionin dhe planin e ekzekutimit të JAA-së.
Bashkëpunon me përfituesit, nxënësit, mësuesit dhe partnerët, duke mbajtur të përfshirë dhe të informuar të gjitha palët e interesuara.
Ndjek progresin e projektit dhe mirëmban dokumentacionin dhe statistikat përkatëse.
Përgatit raporte tremujore dhe raporte të posaçme për Menaxherin e Programit, duke adresuar çështjet e projektit kur lindin.
Siguron përmbajtje për faqen e internetit, rrjetet sociale dhe buletinet, duke evidentuar sukseset e projekteve.
Mbështet Menaxherin e Programit në buxhetim, planifikim dhe mbledhje të dhënash për raportim dhe fondegrumbullim.
Siguron që të gjitha projektet të ndjekin udhëzimet dhe procedurat e brendshme operacionale, duke përmbushur afatet dhe objektivat.
Adreson sfidat e projekteve në kohë dhe mbështet Menaxherin e Programit dhe Drejtorin Ekzekutiv sipas nevojës.
EKSPERIENCA DHE AFTËSITË:
Diplomë Master (MSc) e preferueshme, por jo e kufizuar, në Shkencat Humane / Administrim Biznesi dhe/ose fusha të ngjashme.
2-5 vite përvojë në koordinimin e projekteve, preferohet shumë në fushën e arsimit ose sektorin jofitimprurës.
Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të projekteve të shumta njëkohësisht.
Aftësi shumë të mira komunikuese me gojë dhe me shkrim për të angazhuar palë të ndryshme të interesuara.
Eksperiencë në punë me nxënës, mësues dhe partnerë komuniteti.
Qasje proaktive dhe aftësi për të identifikuar sfidat dhe për të zbatuar zgjidhje efektive.
Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, ndjekjes së të dhënave dhe krijimit të përmbajtjes për platformat dixhitale.
UDHËZIME PËR APLIKIMIN:
Kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar duhet të dërgojnë një letër motivimi dhe një Curriculum Vitae të përditësuar nëpërmjet e-mail-it në: careers@junior-albania.org
Ju lutemi, në subjektin e e-mail-it dhe në letrën tuaj të motivimit, tregoni qartë pozicionin për të cilin po aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen.