Arritje e të rinjve shqiptarë pjesë e rrjetit JA of Albania

Gjashtë të rinj shqiptarë, pjesë e Alumni të JA of Albania u bën pjesë e aktivitetit World Day Food “Foodathon” të organizuar nga JA Europe që synonte të zhvillonte aftësitë sipërmarrëse të të rinjve për të transformuar të ardhmen e ushqimit.Tre nga të rinjtë shqiptarë punuan në grup me të rinjtë nga Uganda si pjesë e grupit “AgriClinic”, një nga ekipet fituese të sfidës.Me idenë e tyre për të krijuar një pajisje që ndihmon qëndrueshmërinë dhe rritjen e të korrave, ekipi AgriClinic nga Uganda dhe Shqipëria zhvilloi një produkt novator që do të optimizonte burimet duke përdorur teknologjitë dixhitale të aplikuara në bujqësi. Juria përgëzoi ekipin jo vetëm për zhvillimin e një mjeti të shkëlqyer dixhital që do të ndihmonte fermerët dhe kultivuesit në tërësi, por edhe për ofrimin e një ide shumë të qartë, tërheqëse dhe bindëse.1563a0e2-1783-4a42-ba46-df938c6e3358