315 mësues u trajnuan gjatë muajit Shkurt mbi modulin e JAA “Vlerësimi Formues i Nxënësit dhe Menaxhimi i Klasës”, akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Moduli është i organizuar në 5 seksione të kombinuara mes teorisë dhe punës në grupe dhe aftëson mësuesit në krijimin dhe zbatimin e strategjive praktike për motivimin e nxenesve. JAA mbetet e angazhuar për të mbështetur rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
Debatuesit më të rinj të Junior Achievement of Albania
Për të dytin vit rradhazi programi “Debating Economics” vazhdon implementimin e tij në shkollat e arsimit të mesëm të lartë, tani më me 16 shkolla të reja që i janë bashkuar këtë vit. Tashmë pjesë të programit janë 39 shkolla të arsimit të mesëm, të cilat kanë ngritur dhe vazhdojnë punën me Klubet e tyre te Debatit në kudër të programit “Debating Economics”. 230 nxënës u trajnuan përgjatë muajit shkurt si pjesë e Klubeve të Debatit të 16 Shkollave të Arsimit të Mesëm të Lartë në Shqipëri, të bashkuar rishtazi në program. Trajnimet me nxënësit e Klubeve të Debatit u zhvilluan në 16 qytete Tiranë, Koplik, Berat, Fier, Memaliaj, Përrenjas, Shijak, Kavajë, Elbasan dhe Peshkopi. Trajnimi i nxënësve të Klubeve të Debatit ka për qëllim aftësimin e tyre me njohuri kyçe mbi formatin e debatit që zbatohet në program, rregullat kryesore të tij dhe elementë të tjerë lidhur me të, për të qenë debatues të sukseshëm.Pas pjesëmarrjes në trajnim nxënësit do të kenë mundësi të vënë në zbatim njohuritë e marra në përballje me bashkëmoshatarët e tyre në konkurset rajonale dhe kombëtare të programit të Debatit të Junior Achievement of Albania.
Forcimi i mjedisit mbështetës për Kompanitë e Nxënësve JA - Kukës
Në kuadër të Projektit “By Leap – Linking Education, Abilities and Partnership Potential in Regional Employment Practice” në datën 16 Shkurt 2023 u zhvillua Kampi i Inovacionit për nxënësit e shkollave të mesme në Kukës.28 nxënës të ndarë në grupe të miksuara mes atyre që e ndjekin modulin e Shoqërisë së Nxënësve dhe atyre që nuk janë të përfshirë në këtë modul u bënë pjesë e formatit të kësaj sfide. Brenda një kohe të limituar ata punuan në grupe për të identifikuar një ide inovatore të mundshme për tu aplikuar në formën e një biznesi, si dhe garuan mes grupeve të ndryshme për idenë më të mirë dhe cilësinë me të cilën e prezantuan atë tek audienca.Ky aktivitet, i mirëpritur nga pjesëmarësit, u dha të rinjve teknika të punës në grup që mund ti përdorin më tej për gjenerimin e ideve të biznesit, apo identifikimin e nevojave dhe problemeve që kërkojnë zgjidhje, si dhe zhvilloi më tej aftësitë e tyre të prezantimit në publik.
Forcimi i mjedisit mbështetës për Kompanitë e Nxënësve - Tiranë
Forcimi i mjedisit mbështetës për Kompanitë e Nxënësve JA - Korçë
Kampet e Financës: Energji dhe ide te reja nga nxënësit në Fier dhe Lezhë
FORCIMI I MJEDISIT MBËSHTETËS PËR KOMPANITË JA TË NXËNËSVE
Kontribuojmë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies – trajnimi i mësuesve mbi klubin e debatit
27 mësues dhe mësuese nga 8 Zyra Vendore Arsimore në Shqipëri u përfshinë në trajnimin e akredituar të modulit “Klubi i debatit në shkollë dhe komunitet” i realizuar nga JAA në 18-19 nëntor 2022. Pjesëmarrësit rritën njohuritë dhe zhvilluan aftësi praktike në dhënien e këtij moduli të JAA dhe u njohën më tepër me formatin e debatit, rregullat kryesore të tij dhe rëndësinë që kanë Klubet e Debatit për nxënësit dhe komunitetin ku ata jetojnë. Trajnime të tilla të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojnë të zhvillohen nga JAA.
Riaktivizimi i klubeve të debatit në universitete dhe rritja e kapaciteteve të studentëve
Me fillimin e ri akademik 2022-2023 u riaktivizuan Klubet e Debatit në 14 Fakultete dhe Universitete publike dhe private ne Shqipëri, pjesë e programit “Debating Economics”. Për të tretin vit rradhazi Junior Achievement of Albania po zbaton programin e debatit “Debating Economics” në bashkëpunim me Univeristetet partnere të këtij programi, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve të studentëve jo vetëm në fushën e debatit, por edhe pajisjen me aftësi të nevojshme për zhvillimin profesional të tyre.Menjëherë pas riaktivizimit të Klubeve të Debatit për këtë vit akademik, 129 studentë nga 8 Fakultete dhe Universitete pjesë të programit u përfshinë përgjatë muajve nëntor- dhjetor në trajnimin e parë të organizuar nga JA of Albania. Trajnimi i parë për këtë vit akademik u fokusua në formatin dhe rregullat kryesore të formatit të debatit të zbatuar në këtë program.
FORCIMI I MJEDISIT MBËSHTETËS PËR KOMPANITË JA TË NXËNËSVE
Gjirokastër, 2 Shkurt 2023Si pjesë e fushatës “Forcimi i mjedisit mbështetës për Kompanitë e nxënësve” të ndërmarrë në kuadër të zbatimit të projektit “By Leap”, JAA realizoi në Gjirokastër një tryezë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike lokale, organizatave joqeveritare, nxënësve dhe mësuesve të “Kompanive të Nxënësve” në qarkun Gjirokastër.Tryeza shërbeu si një hapësirë informimi jo vetëm mbi programin e “Kompanisë së nxënësve” dhe nevojës së Kompanive të ngritura për më shumë mbështetje, por edhe mbi iniciativat, programet dhe projektet që aplikohen nga institucionet publike dhe organizatat e që mund të sigurojnë mbështetje reale për nxënësit jo vetëm gjatë aplikimit të këtij moduli në shkollë, por edhe jashtë saj.