Shkodër, 26 Janar 2023
Forcimi i mjedisit mbështetës për të rinjtë e “Kompanive të Nxënësve” si brenda shkollës gjatë aplikimit praktik të modulit, ashtu edhe jashtë saj për të zbatuar e zgjeruar mundësitë për të qenë sipërmarrës e për të zhvilluar karrierën personale, ishte në qendër të diskutimit të Tryezës së mbajtur nga JAA në Shkodër pak ditë më parë.
Tryeza e zhvilluar në kuadër të projektit “By Leap” bëri bashkë përfaqësues të institucioneve publike lokale, organizata joqeveritare, nxënës dhe mësues të “Kompanive të Nxënësve” në qarkun Shkodër.
Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave u informuan për programin dhe dakortësuan mbi nevojën për të qenë më afër shkollave dhe nxënësve, duke i përfshirë nxënësit e Kompanive të ngritura në aktivitete dhe nismat lokale e rajonale. Informimi mbi hapësirat dhe mundësitë që egzistojnë për të ndërvepruar mes të gjithë aktorëve në funksion të promovimit dhe nxitjes së iniciativave sipërmarrëse të të rinjve, është parakusht për ta bërë reale këtë mbështetje.