41 përfaqësues të zyrave të punës, njësisë së edukimit për karrierën, Bashkisë Tiranë, Drejtorisë së Rinisë, Këshillit Bashkiak, organizatave të shoqërisë civile u bënë pjesë e tryezës së organizuar nga JAA në kuadër të fushatës “Forcimi i mjedisit mbështetës për Kompanitë e nxënësve”, si pjesë e projektit “By Leap”.
Tryeza shërbeu si një hapësirë informimi jo vetëm mbi programin e “Kompanisë së nxënësve” dhe nevojës së Kompanive të ngritura për më shumë mbështetje, por edhe mbi iniciativat, programet dhe projektet që aplikohen nga institucionet publike dhe organizatat e që mund të sigurojnë mbështetje reale për nxënësit jo vetëm gjatë aplikimit të këtij moduli në shkollë, por edhe jashtë saj.
Pjesëmarrësit në tryezë e konsideruan shumë të rëndësishëm këtë hapësirë informimi dhe në tërësi theksuan se edhe pse në Rajonin e Tiranës ka shumë më tepër hapësira dhe mundësi për të mbështetur iniciativa të tilla rinore, ka ende shumë punë për të bërë për të informuar drejtpërdrejtë të rinjtë mbi egzistencën e këtyre programeve. Konkluzionet e tryezës do ti shërbejnë intensifikimit të komunikimit me të rinjtë në mjediset e shkollave, për të nxitur përfshirjen e tyre në programe dhe iniciativa që i fuqizojnë ata.