Riaktivizimi i klubeve të debatit në universitete dhe rritja e kapaciteteve të studentëve

Me fillimin e ri akademik 2022-2023 u riaktivizuan Klubet e Debatit në 14 Fakultete dhe Universitete publike dhe private ne Shqipëri, pjesë e programit “Debating Economics”. Për të tretin vit rradhazi Junior Achievement of Albania po zbaton programin e debatit “Debating Economics” në bashkëpunim me Univeristetet partnere të këtij programi, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve të studentëve jo vetëm në fushën e debatit, por edhe pajisjen me aftësi të nevojshme për zhvillimin profesional të tyre.Menjëherë pas riaktivizimit të Klubeve të Debatit për këtë vit akademik, 129 studentë nga 8 Fakultete dhe Universitete pjesë të programit u përfshinë përgjatë muajve nëntor- dhjetor në trajnimin e parë të organizuar nga JA of Albania. Trajnimi i parë për këtë vit akademik u fokusua në formatin dhe rregullat kryesore të formatit të debatit të zbatuar në këtë program.