Drejtoresha Ekzekutive e Junior Achievement of Albania, znj. Blerina Guga dhe Kleo Zane, alumni i JAA, bashkëthemelues i Switch Technology dhe fitues i grantit nga programi i mbeshtetjes se startupe-ve JUP, ishin të ftuar në emisionin START të Scan TV për të folur për punën dhe ndikimin që Junior Achievement of Albania (JAA) bën çdo ditë me të rinjtë shqiptarë.
Znj. Guga theksoi dhe njëherë përkushtimin e JAA për ofrimin e edukimit gjithëpërfshirës financiar, gatishmërisë për punë dhe edukimit mbi sipërmarrjen për nxënësit në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e integrimit të metodave inovative arsimore që përputhen me zhvillimet globale për të mbështetur sistemin tradicional të arsimit.
Kleo Zane, alumni i JAA dhe bashkëthemelues i Switch Technologies, një kompani tashmë e stabilizuar në tregun jashtë metropolit që ofron trajnim për kodues, programues dhe designer grafikë dhe që operon ne Elbasan, solli historinë e suksesit nga programi i Junior Up 1.0.
Tre startupe, duke përfshirë Switch Technologies, janë mbështetur gjate vitit 2023 në implementimin e parë të Junior Up me një grant prej 10 mijë USD. Ky investim ka katalizuar një kthim të jashtëzakonshëm prej rreth 210 mijë USD deri më sot për këto startupe kolektivisht, së bashku me një rritje të konsiderueshme të fuqisë së tyre punëtore nga 8 në 21 punonjës.
Biseda dha reflektime mbi rolin kryesor të JAA-së në kultivimin e talentit sipërmarrës dhe kontributin e konsiderueshëm ekonomik të këtyre përpjekjeve në peizazhin shqiptar dhe më gjerë, preku nevojën e trajnimit te vazhdueshëm profesional dhe të mësuesve dhe jo vetëm, rritjen e aftësive digjitale dhe riaftësimit e fleksibilitetit për t'ju përshtatur tregut lokal e global të punës, që po ndryshon me ritme marramendëse.
📺 Shikoni intervistën e plotë për të parë sesi JAA po i jep formë të ardhmes së sipërmarrjes të të rinjve në Shqipëri.