Në kuadër të programit të debatit “Debating Economics” të Junior Achievement of Albania, studentë të Klubeve të Debatit pranë 6 Fakulteteve të Gjuhës së Huaj pjesë të projektit “3E-English-Entrepreneurship-Employability”, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, u bën pjesë e aktivitetit të Debatit mes Universiteteve, të zhvilluar në Vlorë pranë Universitetit “Ismail Qemali” më 21 Korrik 2022. Secili klub u përfaqësua nga 2 anëtarë të klubit të tyre, të cilët debatuan me kolegë të tyre nga Universitet e tjera partnere të JAA, si Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Ismail Qemali” Vlorë, “Eqerem Çabej” Gjirokastër, “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe “Fan S.Noli” Korçë.
Tre raunde debati përbënin strukturën kryesore të këtij aktiviteti, ku raundi final vuri përballë skuadrën debatuese të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe atë të Universitetit "Eqerem Çabej" Gjirokastër me temë: “Ky parlament beson se migrimi intelektual (ikja e trurit) shkaktohet nga mungesa e përkatësisë dhe jo nga mungesa e mundësive”.
Skuadra fituese e raundit final dhe e gjithë aktivitetit të Debatit mes Universiteteve u shpall skuadra debatuese e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Universiteti i Tiranës.
Debati i zhvilluar mes Universiteteve u dha mundësinë të rinjve të rrisin kapacitetet e tyre debatuese, të nxisin mendimin kritik, si dhe të praktikojnë e zhvillojnë më tej aftësitë e tyre të komunikimit në publik.