80 mësues që po zhvillojnë modulet me zgjedhje “Kompania e nxënësve” gjatë vitit arsimor 2021-2022 u përfshinë aktivisht në trajnimet e zhvilluara nga JA në kuadër të projektit “Të rinjtë e Ballkanit: të Lidhim Arsimin, Aftësitë dhe Mundësitë e Bashkëpunimit në Praktikat Rajonale të Punësimit (BY LEAP Project )”.Ngritja e kapaciteteve të mësuesve është një hap i rëndësishëm jo vetëm për të rritur cilësinë e mësimdhënies, por edhe rezultatet e të rinjve që po ngrenë gradualisht Kompanitë e Nxënësve.