Debati Kombëtar i Universiteteve 2023

Në fund të Sezonit të Debatit është koha që Universitetet Shqiptare të takohen në një përballje siç është Debati Kombëtar i Universiteteve 2023 nga Junior Achievement of Albania.

10 klube debati që përfaqësojnë universitetet publike dhe private në Shqipëri morën pjese në Debatin Kombëtar të Universiteteve të organizuar nga JAA.

Aktiviteti, i mbajtur në datat 9-10 qershor 2023, mblodhi studentë të rinj për një përballje idesh dhe argumentash. 485 studentë nga 12 institucione të arsimit të lartë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë aktivisht në "Klubet e Debatit" të ngritura në kuadër të programit "Debating Economics" nga JA Albania, gjatë vitit akademik 2022-2023.

Gjatë gjithë vitit, studentët iu përkushtuan trajnimit dhe përsosjes së aftësive të tyre, duke synuar të bëhen debatues të mirë. Ata eksploruan artin e kërkimit, zotëruan artin e të folurit në publik dhe fituan njohuri dhe aftësi që padyshim do t'i shoqërojnë gjatë gjithë jetës së tyre.Ekipet u përballën në seanca debati intensive, duke ndezur atmosferën me argumentet e tyre.

Raundi final sfidoi skuadrat e “Fakulteti i Gjuhëve të Huaja” të Universitetit të Tiranës kundër “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Titulli i Skuadrës Fituese të Debatit Kombëtar 2023 u fitua nga ekipi “Luigj Gurakuqi”.Junior Achievement of Albania do të vazhdojë të shoqërojë të rinjtë në rrugëtimet e tyre profesionale.