Pas ngritjes dhe trajnimit të Klubeve të Debatit në 23 shkolla të arsimit të mesëm të lartë në Shqipëri, Junior Achievement of Albania realizoi me sukses në ambjentet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës Debatin Rajonal mes këtyre Klubeve.
Rreth 80 të rinj dhe të reja u bënë së bashku për të debatuar mes tyre dhe u përballën me skuadrën e gjyqtarëve të “Debating Economics” të JAA. Pjesëmarrësit përfaqësonin klubet e debatit të shkollave nga qytetet Tiranë, Gramsh, Korçë, Elbasan, Kuçovë, Fier, Durrës, Përmet, Vlorë, Kukësë, Sarandë dhe Shkodër.
Debati Rajonal synoi të promovonte dhe rriste kapacitetet debatuese të pjesëmarrësve në klubet e debatit të shkollave të mesme pjesë e Programit “Debating Economics” të JAA. Gjatë aktivitetit nxënësit pjesëmarrës patën mundësi të vënë në praktikë të gjitha aftësitë e fituara gjatë trajnimeve dhe sesioneve debatuese brenda klubit të tyre me bashkëmoshatarë të shkollave të tjera.