Viti arsimor 2021-2022 shënoi ngritjen për herë të parë të Klubeve të Debatit JAA në 23 shkolla të arsimit të mesëm të lartë në Shqipëri. 460 nxënës pjesë e këtyre klubeve zhvilluan aftësitë si debatues, se si të zhvillojnë kërkimin, të përgatiten për argumentat e debatit, përmirësuan aftësitë komunikuese e prezantuese në publik.
Pas eksperiencës së marrë në Debatin Rajonal, 60 nxënës u përfshinë në Debatin e Parë Kombëtar të shkollave të mesme, organizuar nga JA of Albania më 24 shtator 2022. Pjesëmarrësit përfaqësonin Klubet e Debatit të shkollave nga qytetet Tiranë, Gramsh, Korçë, Elbasan, Kuçovë, Durrës, Përmet, Kukës, Sarandë dhe Shkodër.
Fazat kryesore të debatit u realizuan me sukses në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Klubet pjesëmarrëse u vunë përballë njëra-tjetrës dhe skuadrës së gjyqtarëve të “Debating Economics” për të debatuar mbi një temë sa komplekse aq edhe aktuale: “Ky parlament ndalon përdorimin e teknologjive DRM” (This House would ban the use of Digital Rights Management technologies).
Sesioni final i debatit vendosi përballë skuadrat finaliste të shkollës “Kostandin Kristoforidhi” Elbasan dhe “5 Tetori” Kuçovë.
Skuadra debatuese e shkollës “Kostandin Kristoforidhi” Elbasan është fituese e Debatit të Parë Kombëtar të shkollave të mesme organizuar Junior Achievement of Albania.











