‘Rrugëtimi JUP’ arritinë në nga momentet më të rëndësishme në 15 Shtator, ku 6 startup-e paraqitën progresin e tyre përpara 5 investitorëve.
8 startup-e nisën rrugëtimin në Nëntor 2021 me aspirata dhe vendosmëri për të zhvilluar idetë e tyre. Me mbi 120 orë mentorim dhe më shumë se 10 trajnime tematike nga ekspertë ndërkombëtarë të Swiss EP-së dhe atyre vendas, ekipet përdorën qasjet më bashkëkohore për ndërtimin e startup-eve me impakt ndërkombëtar me 2 qëllime kryesore:
Testimi i hipotezave në tregun real me qëllim ndërtimin e një biznesi të qëndrueshëm ,
Përgatitja e vetes dhe startup-it për të qenë të investueshëm përpara investitorëve në Demo Day dhe më tej.
Përmes një prezantimi 3 minutlsh, startup-et shfaqën mësimet e mësuara, potencialin si dhe planet në të ardhmen të cilan mund të arriheshin përmes investimit me 10 mijë Dollar në kompanitë e tyre. Paneli i investitorëve ishte përbërë prej investitorësh dhe sipërmarrësish të suksesshëm në ekosistemin Shqiptar, si:
Martin Mata – Bashkëdrejtues Ekzekutiv i Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim,
Aleksandër Sarapuli – Bashkëdrejtues Ekzekutiv Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim,
Elvin Guri – Sipërmarrës/Investitor,
Dorin Rama – Administrator of Crimson Finance Fund Albania,
Kushtrim Xhakli – Drejtues i Connected Inventions.
Të tjerë të ftuar special në këtë event si Jakob Modeer - Menaxher i Programit Zvicerian për Sipërmarrjen në Ballkanin Perëndimor , përfaqësues të Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Erion Nako – Drejtues i SDA Albania by Protik, Dritan Mezini – Themelues i DuaPune.com dhe Shkelzen Marku – Bashkëthemelues i Yunus Social Business Balkans, përgëzuan sipërmarrësit për progresin e arritur deri më tani dhe ndanë pikëpamjet e tyre mbi rëndësinë e Programit JUP në ekosistem.
Paneli i investitorëve përzgjodhi të investojë në 3 startup-e me çekun prej 10 mijë Dollarësh:
Dora Creative Agency, një agjensi kreative e cila ofron shërbime të marketingut digjital duke grupuar dhe krijuar ekipe me individë të pavarur por me kreativitet të lartë, themeluar nga Antonio, Demiri & Orjana Çekrezi,
LikSad e-bikes, duke ofruar audio guida për të dashamirët e eksplorimit me biçikleta elektrike si dhe ata ata që duan të eksplorojnë Shqipërinë duke ecur, me pavarësinë për të kontrolluar vetë udhëtimin e tyre ndërsa informohen për Shqipërinë përmes aplikacionit të dedikuar.
Switch Technologies, një startup që ofron kurse kodimi fizikisht/hibride/online për të rinjtë si dhe ata që dëshirojnë të riorjentojnë karrierën e tyre drejt teknologjisë pa patur nevojën e udhëtimit drejt Tiranës si dhe shpenzimeve që rrjedhin për shkak të kësaj, themeluar nga Kleo Zane & Klised Rungo.
3 ekipet e tjera do të vazhdojnë të punojnë nga afër me ekipin e JUP dhe mentorët për të reflektuar dhe përmirësuar idetë e tyre, bazuar në komentet dhe këshillat e panelit të investitorëve.
JUP Demo Day 2022 u mundësia falë mbështetjes nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në kuadër të 'Thirrjes së hapur për mbështetje me grante të startup-eve dhe lehtësuesve të startup-eve'..



















