Në kuadër të Projektit ‘JuniorUP - Mbështetje, Rrjetëzim dhe Promovim i Startup-eve Rinore’ me mbështetjen e Minsitrit të Shtetit pët Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në datat 16-19 Shtator 2022 u zhvillua kampit të inovacionit per JAA startups dhe të rinjtë e interesuar në sipërmarrje dhe inovacion.Të motivuar nga 3 shtyllat kryesore të qasjes Junior Achievement Worldwide, Inspire - Prepare - Succeed, pjesëmarrësit e këtij kampi përjetuan një udhëtim shumë unik. Çdo ditë u përqendrua drejt një prej shtyllave me histori frymëzuese të suksesshme sipërmarrësish, folës të ftuar nga sektori dixhital dhe inovativ dhe vizita në terren ku inovacioni ndodh me njerëz të jashtëzakonshëm. Pajisja e të rinjve me njohuri, mjete dhe përvojë të duhur, modele konstruktive dhe shumë argëtim, kjo është ajo që premtoi dhe arriti ky Bootcamp.Me një pjesëmarrje të rinjsh të grupmoshës 18-35 vjeç, nga e gjithë Shqipëria, përmes prezantimeve dhe bisedave interaktive me trajnerët, në këtë bootcamp të rinjtë u prezantuan me këto tema:Sesione frymëzimi:
Lona Aliaj – Themeluese e Style Lend e ceila ndau të gjithë rrugëtiin e sipërmarrjes së saj duke nisur që nga pranimi në Y Combinator,
Kushtrim Xhakli – Drejtues i Connected Inventions, i cili nuk nguroi të tregonte vështirësitë si dhe një ‘regjim’ për sipërmarrësit drejt suksesit, bazuar në rrugëtimin e tij.
Trajnime tematike:
Kush është një sipërmarrës dhe si mund të bëhesh i tillë me Shkelzen Markun
Ku gjenden idetë e mira dhe si të kthehen në Startup me Shkelzen Markun i cili në eksperiencën e tij si konsulent dhe sipërmarrës orjentoi të rinjtë të shikojnë përreth për të gjetur probleme të prekshme
Pse punonjësit duhet të sillen si sipërmarrës brenda organizatës së tyre me Dritan Mezinin i cili theksoi rëndësinë e mendësisë sipërmarrëse edhe nëse je i punësuar sëbashku me disa teknika dhe mjete mbi digjitalizimin.
Vizita fizike:
TUMO,
Lufthansa Industries,
Coolab coworking space.
Ky Bootcamp u mbështet financiarisht nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në kuadër të mbështetjes së Junior Achievement of Albania si lehtësues i ekosistemit.