Kontribuojmë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies

686 mësues dhe mësuese të lëndëve të Qytetarisë së klasave të tretë, gjashtë dhe të tetë të arsimit 9 vjeçar nga 15 Zyra Vendore Arsimore në Shqipëri u përfshinë në 36 trajnimet e realizuara nga JAA në periudhën shtator – dhjetor 2022. Pjesëmarrësit rritën njohuritë dhe zhvilluan aftësi praktike në dhënien e moduleve të JAA gjatë procesit mësimor në klasat ku japin mësim. Trajnime të tilla të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojnë të zhvillohen nga JAA me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit financiar e të sipërmarrjes për fëmijët e të rinjtë në Shqipëri.