Trajnimet e "Kompanive të Nxënësve" mbi Raportin dhe Prezantimin

Junior Achievement Albania zhvilloi së fundmi gjatë periudhës Shkurt-Mars 2024, 6 trajnime në kuadër të programit “Shoqëria e Nxënësve” mbi: "Raporti dhe Prezantimi" në Tiranë, Korçë, Elbasan, Peshkopi dhe Fier duke mbledhur 140 nxënës dhe mësues nga 42 shkolla të arsimit të mesëm të lartë. Këto sesione synuan përmirësimin e aftësive prezantuese të studentëve dhe nxitjen e shpirtit të tyre sipërmarrës.

Për më tepër, programi i Kompanise se Nxenesve vazhdon të fuqizojë nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë Shqipërinë, duke i lejuar ata të krijojnë dhe menaxhojnë kompanitë e tyre brenda klasës. Me mbështetjen e JA Albania dhe vullnetarët e biznesit, studentët fitojnë njohuri praktike mbi biznesin dhe sipërmarrjen.