Më 25 shkurt 2025, në Tiranë, u zhvillua një trajnim i rëndësishëm në kuadër të projektit VETpreneur, ku morën pjesë 13 mësues nga shkollat profesionale. Ky aktivitet synoi të fuqizojë mësuesit me njohuri dhe mjete praktike për të integruar sipërmarrjen si një kompetencë kyçe në arsimin dhe trajnimin profesional (AFP).
VETpreneur është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ (Ngritja e Kapaciteteve në AFP), që mbulon periudhën janar 2023 – dhjetor 2025. Ai synon të mbështesë arsimin profesional në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, duke nxitur shkëmbimin e përvojave me homologët e vendeve të BE-së.
Ky aktivitet rrjetëzimi, i organizuar në Tiranë u fokusua në përdorimin e kornizës EntreComp, e cila ndihmon në zhvillimin e kompetencave sipërmarrëse te nxënësit dhe të rriturve në sektorin e AFP-së. Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë strategji të reja mësimore, zhvillimin e laboratorëve inovativë sipërmarrës dhe krijimin e paketave të trajnimit për Trajnimin e Trajnerëve.
Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet e mësuesve të AFP-së dhe për të përgatitur të rinjtë me aftësi që u mundësojnë të krijojnë mundësi të reja në tregun e punës.