JA of Albania ka zhvilluar module të reja trajnimi që tashmë janë të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe gjatë këtij viti akademik do të fokusohemi në mbështetjen e edukimit të vazhdueshëm profesional të mësuesve, duke i prezantuar ata me metodologjitë e reja të mësimdhënies me fokus kompetencën e sipërmarrjes…
Junior UP Demo Day 2022
Thirrje për vullnetarë në mbështetje të “Kompanive të Nxënësve JAA”
"Debating Economics": Universitetet Debatojnë
"3E-English-Entrepreneurship-Employability": Universitetet Debatojnë
JA WORLDWIDE renditet në listën e 100 kompanitve dhe organizatave jofitimprurëse në listën vjetore të Fast Company të "100 vendeve më të mira të punës për inovatorët në botë"
Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Kompanisë së Nxënësve 2022
Trajnimi i klubeve të debatit në Universitete
170 studentë të 15 Fakulteteve dhe Universiteteve publike e private në Shqipëri u përfshinë gjatë muajve prill dhe maj në një tjetër trajnim të organizuar nga Junior Achievement of Albania. Studentët e përfshirë në trajnim janë pjesë e Klubeve të Debatit të ngritur nga JAA në partneritet me Universitetet respektive, 6 prej të cilave të mbështetura nga Ambasada Amerikane në Shqipëri si pjesë e projektit “3E-English-Entrepreneurship-Employability” që po zbaton JAA.Trajnimi, pjesë e një cikli trajnimesh për studentët e Klubeve të Debatit, synoi zhvillimin e njohurive dhe aftësive të studentëve në lidhje me komunikimin dhe prezantimin në publik, një komponent i rëndësishëm për ti përgatitur ata si debatues të suksesshëm.Angazhimi i studentëve në Klubet e Debatit vijon!