Gjatë nëntorit JA ka zhvilluar 2 kampe inovacioni, në qytetin e Tiranës dhe Elbasanit, me 80 nxënës të shkollave të mesme. Të rinjve, iu paraqit një sfidë gjatë së cilës duhej të gjenin një zgjedhje inovatore që do të mund ta implementonin në formën e një biznesi.Ky aktivitet i ndihmoi nxënësit në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të tyre prezantuese, për të identifikuar dhe zgjidhur probleme si edhe gjenerimin e ideve inovatore.Të tjera aktivitete të ngjashme na presin në vazhdim.
Tryezë për zgjerimin e partneritetit për promovimin e “Kompanisë së Nxënësve”
Junior Achievement of Albania: 10 vjet arritje në edukimin financiar dhe sipërmarrjes në Shqipëri
I pari Debat Kombëtar JAA mes shkollave te mesme!
Viti arsimor 2021-2022 shënoi ngritjen për herë të parë të Klubeve të Debatit JAA në 23 shkolla të arsimit të mesëm të lartë në Shqipëri. 460 nxënës pjesë e këtyre klubeve zhvilluan aftësitë si debatues, se si të zhvillojnë kërkimin, të përgatiten për argumentat e debatit, përmirësuan aftësitë komunikuese e prezantuese në publik….
Keep the Debate Up!
Shtator 2022 Trajnimi i mësuesve K9
JA of Albania ka zhvilluar module të reja trajnimi që tashmë janë të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe gjatë këtij viti akademik do të fokusohemi në mbështetjen e edukimit të vazhdueshëm profesional të mësuesve, duke i prezantuar ata me metodologjitë e reja të mësimdhënies me fokus kompetencën e sipërmarrjes…