JA WORLDWIDE renditet në listën e 100 kompanitve dhe organizatave jofitimprurëse në listën vjetore të Fast Company të "100 vendeve më të mira të punës për inovatorët në botë"

Bashkohemi me Google, Citi, SAP, Adobe, Audible, Mattel, Microsoft, Paypal dhe të tjerë.

Fast Company shpalli sot listën e saj të katërt vjetore të vendeve më të mira të punës për inovatorët, duke nderuar organizatat dhe bizneset që demonstrojnë një përkushtim të palëkundur…

Trajnimi i klubeve të debatit në Universitete

170 studentë të 15 Fakulteteve dhe Universiteteve publike e private në Shqipëri u përfshinë gjatë muajve prill dhe maj në një tjetër trajnim të organizuar nga Junior Achievement of Albania. Studentët e përfshirë në trajnim janë pjesë e Klubeve të Debatit të ngritur nga JAA në partneritet me Universitetet respektive, 6 prej të cilave të mbështetura nga Ambasada Amerikane në Shqipëri si pjesë e projektit “3E-English-Entrepreneurship-Employability” që po zbaton JAA.Trajnimi, pjesë e një cikli trajnimesh për studentët e Klubeve të Debatit, synoi zhvillimin e njohurive dhe aftësive të studentëve në lidhje me komunikimin dhe prezantimin në publik, një komponent i rëndësishëm për ti përgatitur ata si debatues të suksesshëm.Angazhimi i studentëve në Klubet e Debatit vijon!

"3E-English-Entrepreneurship–Employability" Tryeza Diskutimi

Identifikimin e modeleve dhe praktikave kombëtare e lokale që mundësojnë integrimin e studentëve në tregun e punës kishin si qëllim gjashtë tryezat e zhvilluara nga JA of Albania si pjesë e projektit “3E - English- Entrepreneurship – Employability" që po zbatohet me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Tryezat u zhvilluan në periudhën prill-qershor 2022 në partneritet me Universitetet "Fan S.Noli" Korçë, "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, "Aleksandër Moisiu" Durrës, "Ismail Qemali" Vlorë dhe "Eqerem Çabej" Gjirokastër.

Pjesë e këtyre tryezave u bënë aktor të ndryshëm që kanë role e përgjegjësi në këndvështrimin e krijimit të një mjedisi mundësues që nxit punësimin e të rinjve në tërësi e stdentëve në veçanti, specifikisht  Departamentet e Karrierës pranë Universiteteve përkatëse, pedagogë të universiteteve, përfaqësues nga strukturat e Bashkive respektive, Zyrave të Punës, si dhe studentë pjesë të Klubeve të Debatit. Në secilën prej tryezave modele të praktikave kombëtar e lokale u prezantuan nga ekspertë të fushës, ndërkohë studentët e pjesëmarrësit adresuan sfidat që ndeshin për ti bërë politikat kombëtare e lokale të zbatueshme për çdo student.  Tryezat nxorrën në pah nevojën për të ridimensionuar rolin dhe angazhimin e Departamenteve të Karrierës në Universitete në këndvështrimin e informimit të studentëve mbi hapësirat që realisht egzistojnë për tu mundësuar një integrim të shpejtë në tregun e punës.

 

Panairi Rajonal Shkodër | Kompania e Nxënësve 2022

Jemi shumë të lumtur që mbyllëm me sukses një tjetër Panair Rajonal të programit Kompania e Nxënësve. Pas vizitave në Gjirokastër dhe Korçë, u mirëpritëm në mënyrën më të mirë të mundshme këtë herë në qytetin e bukur të Shkodrës.Rreth 97 nxënës nga gjimnaze të qyteteve: Tiranë, Shkodër, Durrës, Koplik, Kukës, Peshkopi dhe Burrel ishin pjesë e kësaj dite të vecantë ku treguan për klientët e tyre produktet dhe shërbimet që Kompanitë e tyre të Nxenësve kanë krijuar përgjatë këtij viti.Në kuadër të programit Kompania e Nxënësve në bashkëpunim me AADF dhe Bashkinë e Shkodrës, Junior Achievement zhvilloi Panairin e fundit Rajonal për 2022, në Shkodër më 27 Maj 2022. Ky Panair u mundësoi nxënësve krijimin e një hapësire ku arritën të reklamojnë/shesin produktet e tyre dhe të prezantojnë idetë e tyre të sipërmarrjes tek komuniteti, biznese e media lokale.Falenderojmë për bashkëpunimin Bashkinë Shkodër të cilët vunë në dispozicion të nxënësve tanë hapësirën publike të qytetit.Shumë shpejt do të shihemi në një tjetër panair, Panairin Kombëtar | Kompania e Nxënësve 2022!

Panairi Rajonal Korçë | Kompania e Nxënësve 2022

Mbyllëm me sukses një tjetër kapitull shumë të rëndësishëm për 20 Kompani të reja Nxënësish në Panairin Rajonal Korçë | Kompania e Nxënësve 2022!

Rreth 110 nxënës nga gjimnaze të qyteteve: Korçë, Maliq, Podgorie, Mollaj, Bilisht, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Gramsh dhe Berat ishin pjesë e kësaj dite të vecantë ku treguan për klientët e tyre produktet dhe shërbimet që Kompanitë e tyre të Nxenësve kanë krijuar përgjatë këtij viti….