BY LEAP: Mbështetje konkrete për OJF të të rinjve

Në kuadër të projektit “Të lidhim edukimin, aftësitë dhe potencialet rajonale me praktikat rajonale të punësimit të të rinjve” – BY LEAP, financuar nga Programi për Shoqërinë Civile dhe Median - 2019 i Bashkimit Evropian, pesë organizata të shoqërisë civile u mbështetën nga JA of Albania gjatë periudhës Tetor 2021-Shkurt 2022 për të zhvilluar Planet Strategjike të tyre.25 pjesëtarë të këtyre organizatave u përfshinë në një cikël trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve të tyre për të hartuar Planin Strategjik dhe Strategjinë për Ngritjen e Fondeve, si dhe u trajnuan e mentoruan për finalizimin e këtij dokumenti strategjik.Organizatat “Qendra MEKZH”, Qendra “YIE”, ‘Klubi Kombëtar i Prindërve me CSA”, “Qendra JUS” dhe Qendra “Destiny” kanë hartuar tashmë Planet e tyre Strategjike dhe të ngritjes së fondeve për periudhën 2022-2025 dhe do të vijojnë ti zbatojnë këto plane. 

''Tuned in finance''quiz

601 nxënës të shkollave 9 vjeçare në Shqipëri u përfshinë në kuicin ‘’Tuned in Finance’’  realizuar nga JA of Albania në bashkëpunim me Arrow Global. Kuizi kishte si qëllim matjen e njohurive të marra nga nxënësit mbi financat personale , kredinë e investimet permes moduleve te JA të integruara në lëndën e “Qytetarisë”…

Projekti BY LEAP: Webinar për rritjen e kapaciteteve të OJF-ve

E diela e datës 23 janar përmbylli paketën prej pesë (5) webinarësh mentorues për pesë (5) OJF të përzgjedhura në kuadër të projektit BY LEAP. Qëllimi kryesor i këtij webinari ishte të mbështeste dhe të ndihmonte OSJF-të (të përzgjedhura përmes thirrjes së hapur) në zhvillimin e planit strategjik dhe të mbledhjes së fondeve, si shtyllat kryesore të mirëfunksionimit dhe fuqizimit të një organizate. Gjatë dy webinareve të fundit OJF-të patën mundësinë të eksplorojnë dhe të rrisin kapacitetet e tyre në lidhje me tema të tilla si menaxhimi i organizatës, planifikimi dhe vlerësimi, burimet financiare, marrëdhëniet me publikun dhe rrjeti i bashkëpunimit. Nëpërmjet këtyre webinareve, rreth 20 anëtarë nga OSJF-të (menaxherë projektesh, drejtorë ekzekutivë, koordinatorë programesh dhe vullnetarë) jo vetëm që patën mundësinë të pasurojnë kontributin e tyre brenda organizatave së tyre, por edhe të lidhen mes tyre dhe të ndajnë histori dhe përvoja frymëzuese.

Trajnimet e mësuesve

Gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 276 mësues morën pjesë në trajnimet e organizuara nga JA.Zhvillimi profesional i mësuesve është një prioritet për ne, kështu që ne mbështesim fuqimisht mësuesit e JA përmes trajnimeve të vazhdueshme.Ne përpiqemi t'i pajisim mësuesit me aftësitë, njohuritë dhe qëndrimet e duhura në mënyrë që ata të mund të zbatojne me nxënësit metodat praktike e inovative   të të mësuarit  që u duhen atyre për të fituar kompetencen e sipërmarrjes.

Edukimi financiar nëpërmjet aktiviteteve ekstrakurrikulare

Të paktën 150 studentë morën pjesë në tre Kampe Finance  të organizuara nga JAA në partneritet me Arrow Global në Durrës,Tiranë e Vlorë. Studentët punuan në grupe duke konkurruar për idenë më inovative të biznesit me  mbështetjen e mentorëve të Arrow Global dhe JAA alumni. Filozofia e Kampeve të Financës bazohet në të mësuarit duke bërë, dhe brenda një dite, studentët njihen me një sfidë të natyrës financiare që mbështet rezultatet e të mësuarit të edukimit  financiar të tyre.