''Tuned in finance''quiz

601 nxënës të shkollave 9 vjeçare në Shqipëri u përfshinë në kuicin ‘’Tuned in Finance’’  realizuar nga JA of Albania në bashkëpunim me Arrow Global. Kuizi kishte si qëllim matjen e njohurive të marra nga nxënësit mbi financat personale , kredinë e investimet permes moduleve te JA të integruara në lëndën e “Qytetarisë”.

10 nxënësit fitues të këtij Kuiz, të cilët arritën pikët maksimale u mblodhën në hapësirën online bashkë me moshatarë, mësues e prindër të tyre për të ndarë këtë eksperiencë të mundësuar nga JA of Albania dhe Arrow Global.

“Ishte eksperiencë e bukur dhe na shërbeu shumë për të zgjeruar njohuritë tona në degën e financës” theksoi Dorina, një nga 10 fitueset e këtij Kuic.

Ornela Hysenbelliu përfaqësuese e Arrow Global vlerësoi partneritetin me JA of Albania, që prej dy vitesh ka krijuar hapësira të reja për të rinjtë për të zgjeruar njohuritë e tyre mbi financat.