E diela e datës 23 janar përmbylli paketën prej pesë (5) webinarësh mentorues për pesë (5) OJF të përzgjedhura në kuadër të projektit BY LEAP. Qëllimi kryesor i këtij webinari ishte të mbështeste dhe të ndihmonte OSJF-të (të përzgjedhura përmes thirrjes së hapur) në zhvillimin e planit strategjik dhe të mbledhjes së fondeve, si shtyllat kryesore të mirëfunksionimit dhe fuqizimit të një organizate. Gjatë dy webinareve të fundit OJF-të patën mundësinë të eksplorojnë dhe të rrisin kapacitetet e tyre në lidhje me tema të tilla si menaxhimi i organizatës, planifikimi dhe vlerësimi, burimet financiare, marrëdhëniet me publikun dhe rrjeti i bashkëpunimit. Nëpërmjet këtyre webinareve, rreth 20 anëtarë nga OSJF-të (menaxherë projektesh, drejtorë ekzekutivë, koordinatorë programesh dhe vullnetarë) jo vetëm që patën mundësinë të pasurojnë kontributin e tyre brenda organizatave së tyre, por edhe të lidhen mes tyre dhe të ndajnë histori dhe përvoja frymëzuese.