Trajnimet Nxënës - Mësues | Kompania e Nxënësve 2022

Gjatë periudhës Mars-Prill, u zhvilluan 2 trajnime lidhur me Kompaninë e Nxënësve 2022, me nxënës dhe mësues nga 4 rajone të ndryshme të Shqipërisë.

Rreth 120 nxënës nga 40 shkolla të ndryshme nga Shkodra, Peshkopia, Kukësi, Burreli, Durrësi, Kavaja, Elbasani, Librazhdi, Prrenjasi, Korça, Fieri, Gramshi, Kuçova, Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj e Saranda u njohën me strukturën e Raportit, si një nga instrumentet kryesorë që tregon ecurinë e nxënësve përgjatë gjithë vitit, por dhe morrën më shumë njohuri mbi Prezantimin dhe Komunikimin Efektiv për të elaboruar më gjerë idetë e tyre të sipërmarrjes.

Programi i Kompanisë JA u ofron nxënësve mundësinë për të mësuar se si të zhvendosin një ide biznesi nga koncepti në realitet. Duke u sfiduar për të zgjidhur një problem në komunitetin e tyre nëpërmjet një sipërmarrjeje biznesi, Programi i Kompanisë së Nxënësve shpalos shpirtin e tyre sipërmarrës dhe krijues.

Gjatë vitit akademik, nxënësit por gjithashtu dhe mësuesit JA mbështeten vazhdimisht me trajnime të cilat i ndihmojë të arrijnë një eksperiencë sipërrmarrjeje sa më të plotë në program.

Paralelisht, 30 mësues u trajnuan mbi PMIEF rreth Menaxhimit të Projektit duke përfshirë të gjitha etapat që nga krijimi i idesë, nisja dhe gjithë hapat që duhet të ndiqen për zhvillimin e përfundimin e tij.58 Kompani do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me Panairet Rajonale të “Kompanisë së Nxënësve 2022” që do të zhvillohen gjatë muajit Maj 2022.