40 nxënës nga tetë shkolla nëntëvjeçare të Tiranës u përfshinë në “Kampin e Financës” të organizuar nga JA of Albania. Nxënësit punuan në grupe, diskutuan dhe prezantuan rezultatet e punës së tyre mbi një ide biznesi, të mbështetur nga mentorët e JAA.
Junior Achievement of Albania pati kënaqësinë e madhe të mirëpresi disa të ftuar shumë specialë si Kryetarin e Bordit të AADF, z. Michael D. Granoff, i cili u impresionua nga mbështetja që secili grup i dha njëri-tjetrit gjatë prezantimeve,dhe vuri ne dukje sinergjinë që projektet e AADF-së kanë së bashku për të nxitur suksesin dhe arritjet e reja.Të gjithë studentët e ekipit fitues morë me bursa studimi për të ndjekur programet në qëndrën Tumo Tirana.