13 Start-up-e të reja nisin rrugëtimin në Junior UP 4.0

18 Prill 2025 u zhvillua me sukses Junior UP 4.0 Selection Bootcamp, një ditë dinamike e dedikuar për përzgjedhjen e start-up-eve pjesëmarrëse në edicionin e katërt të programit të inkubimit Junior UP, i zbatuar nga Junior Achievement of Albania.

Gjatë kësaj dite intensive, pjesëmarrësit prezantuan idetë e tyre përpara një paneli mentorësh dhe profesionistësh nga fusha të ndryshme, të cilët ofruan udhëzime praktike dhe feedback mbi zhvillimin e modeleve të tyre të biznesit. Qëllimi i bootcamp-it ishte të identifikonte ekipet më të përgatitura për të kaluar në një fazë të thelluar të zhvillimit, përmes mentorimit të personalizuar dhe mbështetjes së programit.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, 13 start-up-e u përzgjodhën për të ndjekur fazën 6-javore të inkubimit:

  • Albtizan

  • Azure by Aurela

  • CodeWave

  • CS4.0

  • Dokumenti Yt

  • IKARUS

  • Living App

  • Pigi

  • RoboGuide

  • SHUMËpak

  • Smart Space

  • The Tasty Spot

  • Zana e dhëmbit

Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin sipërmarrës të të rinjve, i cili do të kulmojë me një garë finale ku ekipet do të konkurojnë për mbështetje financiare për të zhvilluar më tej produktin apo shërbimin e tyre.

Junior Achievement of Albania falënderon të gjithë pjesëmarrësit për energjinë dhe përkushtimin e treguar, si dhe mentorët dhe partnerët për mbështetjen e tyre në këtë fazë të rëndësishme të programit. Mezi presim të ndjekim zhvillimin e mëtejshëm të këtyre start-up-eve dhe të ndajmë arritjet e tyre me komunitetin tonë më të gjerë.