Debati i dytë Rajonal i shkollave të mesme për këtë vit u zhvillua në Tiranë më 29 Prill si pjesë e programit Debating Economics nga Junior Achievement of Albania.18 shkolla të mesme, pjesë të këtij programi të JAA, morën pjesë në aktivitet me 54 nxënës, të cilët debatuan me njëri-tjetrin në tre raunde debati.
Pjesëmarësit përfaqësonin klubet e debatit të shkollave të tyre nga qytetet e Tiranës, Shkodrës, Koplikut, Sarandës, Vlorës, Korçës, Elbasanit, Beratit, Përrenjasit dhe Gramshit. Përgjtë raundeve të zhvilluara debatuesit shfaqën aftësitë e tyre kërkimore dhe të folurit në publik.
Debatet Rajonale zhvilluar nga JAA gjatë muajit prill kishin për qëllim promovimin dhe rritjen e kapaciteteve debatuese të Klubeve të Debatit të shkollave të mesme, pjesë e Programit “Debating Economics” të JAA, si dhe kualifikimin e 16 skuadrave me rezultatet më të larta për Kampionatin Kombëtar të Debatit të Shkollave të Mesme.