Konkursi Evropian i Sipërmarrjes Gen-E 2023, u zhvillua në Stamboll nga JA Europë dhe u mikëprit nga JA Turqi, në datat 11-14 Korrik 2023. Në këtë event u përfshinë 800 sipërmarrës të rinj, mësuesit e tyre, stafet e JA, partnerët e biznesit dhe politikëbërës nga e gjithë Evropa.Sipërmarrësit e rinj garonin në dy kategori: (i) niveli i shkollave të mesme me 41 Kompani Nxënësish, fitues të konkurseve kombëtare dhe (ii) niveli i Universitetit me 20 Start-UP. Sipas organizatorëve ekipet konkurruese u përzgjodhën nga mbi 390,000 studentë të JA-së në vitin shkollor 2022-2023.Konkursi u dha mundësinë të rinjve pjesëmarrës të prezantonin idetë e tyre të bisnesit dhe gjithë procesin e ndjekur për tu zhvilluar e përgatitur si sipërmarrës.
Virtual EXPO
JA of Albania u angazhua maksimalisht për përfshirjen e Kompanive të Nxënësve të ngritura si pjesë e këtij programi gjatë vitit arsimor 2022-2023 në Virtual Expo organizuar nga JA Europe.36 nga 70 Kompani të nxënësve të ngritura u përfshinë në Virtual Expo duke e bërë Shqipërinë një nga 17 vendet me numrin më të lartë të rregjistrimeve.Nga programi i Start-UP u rregjistruan në virtual Expo 11 start-ups nga JA Albania.Në Virtual Expo një nga Kompanitë e Nxënësve “Derë m’derë” e shkollës “Kostandin Kristoforidhi” Elbasan u nominua nga juria për çmimin e UNICEF mbi përfshirjen sociale.
Festivali i Sipërmarrjes në Turqi
Kompanitë e Nxënësve u përfaqësuan me skuadrën fituese të Festivalit Kombëtar të Sipërmarrjes organizuar nga JA Albania në maj 2023, “Fistrat”. Ideja e kësaj kompanie konsistonte në një aplikacion me fokus edukimin financiar të të rinjve përmes lojës. Kompania realizoi intervistën online me jurinë, bëri një paraqitje cilësore gjatë prezantimit në skenë, si dhe gjatë ekspozitës stenda pati një numër të konsiderueshëm vizitorësh.Real Albanian që garonte në kategorinë e Universitetit, ishte nominuar nga juria për çmimin “Euroclear financial performance”, çmim që nuk arriti ta fitonte, megjithatë të dy pjesëtarët e këtij start-up patën intervistën online me jurinë, realizuan një prezantim shumë të mirë në skenë, si dhe prezantuan mjaft mirë platformën e tyre tek vizitorët e ndryshëm gjatë panairit.Instituti “Harry Fultz” ishte nominuar për çmimin “The entrepreneurial School Awards”. Ky institut arriti të jetë mes 27 shkollave që fituan këtë çmim në këtë Festival. Drejtoresha e këtij Instituti ishte e pranishme gjatë ceremonisë së marrjes së këtij çmimi.Gjatë këtij festivali CEO e JAA, menaxherja e edukimit në AADF, anëtarja e bordit të JAA, skuadra “Fistart” dhe drejtoresha e “Harry Fultz” u takuan me Konsullen e Shqipërisë në Stamboll znj. Blerta Kadzadej. Kjo e fundit vizitoi në ditën e Panairit stendat e Kompanive shqiptare, si dhe zhvilloi një takim të shkurtër me CEO e JA Europe z. Salvatore Nigro.