Katër të rinj fitues të Debatit Kombëtar të Shkollave të Mesme në Shqipëri u bënë pjesë e Kampionatit Botëror të Debatit të shkollave të organizuar në Pragë-Çeki më 7-10 Korrik 2023.Mes 200 pjesëmarrësve nga 26 vende katër të rinjtë nga Shqipëria, Drilona Sela, Desara Marku dhe Domeniko Gjonaj nga shkolla "Naim Frasheri" Durrës dhe Alba Lloshi nga "Kostandin Kristoforidhi" Elbasan debatuan me skuadra të tjera debati dhe ja dolën të jenë fitues në dy raunde përballë ekipeve nga Spanja dhe Japonia.JA of Albania u krijoi të rinjve mundësinë e përfshirjes në një garë në nivel ndërkombëtar që ishte me shumë vlerë për ta dhe do të vijojë të përfshijë të rinj të tjerë pjese të programit “Debating Eonomics” në organizime të tilla fuqizuese e zhvilluese në nivel kombëtar e ndërkombëtar.