Në kuadër të projektit By Leap: “Linking education, regional skills and potentials with regional youth employment practices" në një periudhë 4 mujore, JAA mbështeti transformimin e nismave të biznesit të studentëve dhe të rinjve në SME, përmes asistences dhe konsulencës dhe mentorimit transformues.Nga 30 aplikime 10 startups dhe ide hynë në fazën e para-inkubimit bazuar në 4 shtylla: Përcaktimi i qëllimit të biznesit, zhvillimi i hipotezave, eksperimentet e suksesshme, përdorimi i të dhënave dhe informacionit për vendimmarrje. Të 4 shtyllat u përdorën për të fuqizuar dhe ndihmuar 10 idetë e përzgjedhura, në vërtetimin e ideve të tyre/drejtimin e startupeve. Nëpërmjet këtyre të dhënave, idetë/startup-et në zhvillim bënë rregullime në idetë ekzistuese ose u kthyen në një drejtim tjetër të zbuluar përmes eksperimenteve.Në fund të fazës së para-inkubimit, 4 themeluesit/skuadrat më performuese ishin: Switch Technologies, LikSad eBikes, Crazy Creative House, Dora Creative.Procesi i transformimit të 4 kompanive të përzgjedhura të startup-eve (me themelues JA Alumni) u krijua si një seri workshopesh hap pas hapi dhe mentorimi mbi kuadrin ligjor për fillimin e biznesit; përcaktimin e problemit dhe zgjidhje të tjera të mundshme në treg; përmirësimin e vlerës të propozuar; modeli financiar; strategjitë e marketingut dhe vizibilitetit, sigurimin e fondeve dhe gatishmëria për investime.Në fund të procesit të transformimit, 4 startup-et zhvilluan:Pitch Deck, mjeti për të paraqitur potencialin e startup-it të tyre tek investitorët e ndryshëm; planin e punës për regjistrimin e biznesit të tyre sipas formës më të mirë fiskale dhe planin e biznesit.Themeluesit e 4 startup-eve janë të pajisur me mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të filluar aktivitetin e tyre të biznesit dhe të përpiqen për qëndrueshmëri dhe rritje.