Shoqëritë e Nxënësve

Njihemi me modulin"Shoqëritë e Nxënësve"nga Junior Achievement of Albania

FH-photo-31

5 nga dhjetëra arsye përse të zgjedhësh modulin “Shoqëritë e Nxënësve”

  • Aftësohesh për të ndërmarrë iniciativa në sipërmarrje

  • Zhvillon njohuri financiare që të udhëheqin në të ardhmen në tregun e punës

  • Zhvillon aftësitë e drejtimit dhe të komunikimit

  • Behesh pjesë e një komuniteti sipërmarrësish të rinj

  • I jep vetes mundësinë për të konkuruar në konkurse kombëtare dhe europiane të sipërmarrjes

5 nga dhjetëra arsye përse të zgjedhësh modulin “Shoqëritë e Nxënësve”

Përfshin në kurrikulën e tij njohuri për biznesin, ekonominë dhe sipërmarrjen. Seancat mësimore janë ndërtuar në formën e 12 takimeve që mësuesi zhvillon bashkë me nxënësit që kanë përzgjedhur këtë program, duke përshkruar teorikisht e praktikisht të gjithë rrugën e një sipërmarrësi: nga ideja fillestare e biznesit, tek ngritja, funksionimi i Shoqërisë, tek likujdimi i saj.Takimet u krijojnë mundësinë të rinjve të marrin njohuri dhe të zhvillojnë aftësi praktike mbi:Takimi 1: Udhëheqja dhe vizioni i tij.Takimi 2: Rregullorja dhe organizimi i kompanisëTakimi 3: Hulumtimi i tregut Takimi 4: Plotësimi i një plan biznesi. Mbledhja e Bordit të Drejtorëve  Takimi 5: Hartimi i procedurave të transaksioneveTakimi 6: Përgatitjet për blerja e materialeve dhe fillimin e procesit të prodhimit Takimi 7: Rishikimi i proceduaraveTakimi 8: Teknikat dhe strategjitë e efektshme për shitjen e produkteve.Takimi 9: Vijon prodhimi dhe shitja Takimi 10: Regjistri i likuiditeteve Takimi 11:  Raporti Vjetor  Takimi 12: Likuidimi i shoqërisë 

FAKTE:

  • Që prej vitit 2011 që ky modul u aplikua në shkollat e mesme në Shqipëri, numri i të rinjve që kanë marrë njohuri e aftësi për sipërmarrjen përmes tij ka ardhur duke u rritur.

  • Mesatarisht çdo vit arsimor rreth 4,000 të rinj në Shqipëri përfitojnë drejtpërdrejtë nga zhvillimi i modulit si pjesë e procesit mësimor.

  • 140 mësues në shkollat e mesme publike e private janë trajnuar nga JA of Albania për të ofruar cilësisht njohuritë për nxënësit.

  • Në 10 vite, rreth 600 Kompani të Nxënësve të ngritura nga vetë nxënësit janë përfshirë në  trajnimet, Panaire Rajonale dhe aktivitetet e zhvilluara nga JAA jashtë procesit mësimor, të cilat kanë synuar thellimin e dijeve të marra e krijuar kushtet që të rinjtë të hedhin hapat e parë drejt sipërmarrjes.

  • Mentorët, të ardhur nga komuniteti i biznesit me nxitjen e JAA, kanë mbështetur kompanitë e ngritura për ti çuar drejt rrugës së suksesit.

  • Në 10 vjet, 274 Kompani të Nxënësve e kanë vijuar rrugëtimin e tyre më tej duke u përfshirë në eksperiencën fantastike të Panaireve dhe Konkurseve Kombëtare të realizuara nga JAA.

  • 10 Kompanitë e Nxënësve në këto 10 vite, fituese të konkursit Kombëtar të Kompanive të Nxënësve kanë përfaqësuar Shqipërinë në Konkurset në nivel Europian të zhvilluara nga JA Europe.

https://www.youtube.com/watch?v=WTnWKmtQ4xQNë përfundim të këtij programi nxënësit janë të aftë të:• Zbatojnë aftësitë e tyre të biznesit dhe të sipërmarrjes, si në vijim të programit mësimor në shkollë ashtu, edhe në angazhimet e tyre jashtë saj.• Të njohin rëndësinë e njohurive financiare në marrjen e vendimeve në jetën e tyre.Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Kompanisë së Nxënësve Përzgjedhja e Programit “Shoqëria e Nxënësve” në shkollë i hap rrugën një tjetër rrugëtimi sa edukues e zhvillues, aq edhe sfidues për të rinjtë në shkollat e arsimit të mesëm.Çdo vit JA of Albania u jep mundësinë Shoqërive të Nxënësve të ngritura në kuadër të procesit mësimor të bëhen pjesë e Panairit dhe Konkursit Kombëtar të Kompanive të Nxënësve.Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Kompanive të Nxënësve është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Junior Achievement dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për të mbështetur edukimin financiar të të rinjve në Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, si përmes moduleve lëndore të JA, ashtu edhe aktiviteteve jashtëshkollore.