Kampionati Kombëtar i Debatit të Shkollave të Mesme 2023

16 skuadrat fituese të Debateve Rajonale të Shkollave të Mesme, pjesë e programit “Debating Economics” të JAA u përfshinë në datat 12-13 Maj 2023 në Kampionatin Kombëtar të Debatit të Shkollave të Mesme organizuar nga JAA.

“Ky parlament do të integronte IA and Fintech për të revolucionarizuar në të ardhmen sektorin sipërmarrës ” ishte tema me të cilën 16 skuadrat u përballën me njëra-tjetrën. Përballja në raundin final të dy skuadrave më të mira,  specifikisht të shkollave “Naim Frashëri” Durrës dhe “Ernest Koliqi” Tiranë kurorëzoi skuadrën “Naim Frashëri” si fituese të këtij Kampionati Kombëtar.

Kjo skuadër do të përfaqësojë Shqipërinë në World School Debate Competition 2023 që zhvillohet në Hanoi (Vietnam) në datat 18-28 korrik 2023. Në këtë garë do të përfshihen 60 shtete.

780 nxënës në 39 shkolla të arsimit të mesëm të lartë në Shqipëri gjatë vitit arsimor 2022-2023 ishin pjesë aktive e “Klubeve të Debatit” të ngritura si pjesë e Programit “Debating Economics” të JA of Albania.

Përgjatë vitit ata u trajnuan e praktikuan për të qenë debatues të suksesshëm, zhvilluan aftësitë e kërkimit e prezantimit në publik, dije e aftësi që do ti shoqërojnë gjatë gjithë jetës.