Ky vit nisi me energji të reja dhe ide fantastike nga nxënësit pjesë e aktiviteteve të Junior Achievement of Albania. Në janar 83 nxënës të shkollave 9-vjecare në Fier dhe Lezhë morën pjesë në Kampin e Financave të JAA…..
FORCIMI I MJEDISIT MBËSHTETËS PËR KOMPANITË JA TË NXËNËSVE
Kontribuojmë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies – trajnimi i mësuesve mbi klubin e debatit
27 mësues dhe mësuese nga 8 Zyra Vendore Arsimore në Shqipëri u përfshinë në trajnimin e akredituar të modulit “Klubi i debatit në shkollë dhe komunitet” i realizuar nga JAA në 18-19 nëntor 2022. Pjesëmarrësit rritën njohuritë dhe zhvilluan aftësi praktike në dhënien e këtij moduli të JAA dhe u njohën më tepër me formatin e debatit, rregullat kryesore të tij dhe rëndësinë që kanë Klubet e Debatit për nxënësit dhe komunitetin ku ata jetojnë. Trajnime të tilla të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojnë të zhvillohen nga JAA.
Riaktivizimi i klubeve të debatit në universitete dhe rritja e kapaciteteve të studentëve
Me fillimin e ri akademik 2022-2023 u riaktivizuan Klubet e Debatit në 14 Fakultete dhe Universitete publike dhe private ne Shqipëri, pjesë e programit “Debating Economics”. Për të tretin vit rradhazi Junior Achievement of Albania po zbaton programin e debatit “Debating Economics” në bashkëpunim me Univeristetet partnere të këtij programi, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve të studentëve jo vetëm në fushën e debatit, por edhe pajisjen me aftësi të nevojshme për zhvillimin profesional të tyre.Menjëherë pas riaktivizimit të Klubeve të Debatit për këtë vit akademik, 129 studentë nga 8 Fakultete dhe Universitete pjesë të programit u përfshinë përgjatë muajve nëntor- dhjetor në trajnimin e parë të organizuar nga JA of Albania. Trajnimi i parë për këtë vit akademik u fokusua në formatin dhe rregullat kryesore të formatit të debatit të zbatuar në këtë program.
FORCIMI I MJEDISIT MBËSHTETËS PËR KOMPANITË JA TË NXËNËSVE
Gjirokastër, 2 Shkurt 2023Si pjesë e fushatës “Forcimi i mjedisit mbështetës për Kompanitë e nxënësve” të ndërmarrë në kuadër të zbatimit të projektit “By Leap”, JAA realizoi në Gjirokastër një tryezë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike lokale, organizatave joqeveritare, nxënësve dhe mësuesve të “Kompanive të Nxënësve” në qarkun Gjirokastër.Tryeza shërbeu si një hapësirë informimi jo vetëm mbi programin e “Kompanisë së nxënësve” dhe nevojës së Kompanive të ngritura për më shumë mbështetje, por edhe mbi iniciativat, programet dhe projektet që aplikohen nga institucionet publike dhe organizatat e që mund të sigurojnë mbështetje reale për nxënësit jo vetëm gjatë aplikimit të këtij moduli në shkollë, por edhe jashtë saj.
Kampi i inovacionit 'Inspire - Prepare - Succeed' me të rinjtë e apasionuar pas sipermarrjes
Modulet e Junior Achievement of Albania do të fillojnë zbatimin edhe në arsimin e mesëm profesional në Shqipëri
Formimi i rritjes dhe transformimit të Startup-eve rinore
Në kuadër të projektit By Leap: “Linking education, regional skills and potentials with regional youth employment practices" në një periudhë 4 mujore, JAA mbështeti transformimin e nismave të biznesit të studentëve dhe të rinjve në SME, përmes asistences dhe konsulencës dhe mentorimit transformues.Nga 30 aplikime 10 startups dhe ide hynë në fazën e para-inkubimit bazuar në 4 shtylla: Përcaktimi i qëllimit të biznesit, zhvillimi i hipotezave, eksperimentet e suksesshme, përdorimi i të dhënave dhe informacionit për vendimmarrje. Të 4 shtyllat u përdorën për të fuqizuar dhe ndihmuar 10 idetë e përzgjedhura, në vërtetimin e ideve të tyre/drejtimin e startupeve. Nëpërmjet këtyre të dhënave, idetë/startup-et në zhvillim bënë rregullime në idetë ekzistuese ose u kthyen në një drejtim tjetër të zbuluar përmes eksperimenteve.Në fund të fazës së para-inkubimit, 4 themeluesit/skuadrat më performuese ishin: Switch Technologies, LikSad eBikes, Crazy Creative House, Dora Creative.Procesi i transformimit të 4 kompanive të përzgjedhura të startup-eve (me themelues JA Alumni) u krijua si një seri workshopesh hap pas hapi dhe mentorimi mbi kuadrin ligjor për fillimin e biznesit; përcaktimin e problemit dhe zgjidhje të tjera të mundshme në treg; përmirësimin e vlerës të propozuar; modeli financiar; strategjitë e marketingut dhe vizibilitetit, sigurimin e fondeve dhe gatishmëria për investime.Në fund të procesit të transformimit, 4 startup-et zhvilluan:Pitch Deck, mjeti për të paraqitur potencialin e startup-it të tyre tek investitorët e ndryshëm; planin e punës për regjistrimin e biznesit të tyre sipas formës më të mirë fiskale dhe planin e biznesit.Themeluesit e 4 startup-eve janë të pajisur me mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të filluar aktivitetin e tyre të biznesit dhe të përpiqen për qëndrueshmëri dhe rritje.
Shoqëritë e Nxënësve
Dita e karrierës në shkollë
Aktivitetet argëtuese për të eksploruar karrierën janë një strategji e shkëlqyer për t'i bërë nxënësit të jenë të interesuar e të mësojnë rreth profesioneve të ndryshme. JAA vijoi të realizojë në periudhën shtator- dhjetor 2022 aktivitete të “Ditës së Karrierës” në partneritet me pesë shkolla 9 vjeçare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. 210 nxënës u përfshin në aktivitete të ndërthurura me njëra-tjetrën të zhvilluara nga JAA në ambientet e shkollave dhe që në thelb synuan ti ndihmonin ata në identifikimin e interesave, talenteve dhe aftësive të tyre.